LAJMI I FUNDIT:

Botërori i Katarit hap dyert për homoseksualët, por me kushtëzime

Botërori i Katarit hap dyert për homoseksualët, por me kushtëzime

“Josh Cavallo do të ishte i mirëpritur në Katar, sepse askush nuk është i pasigurt prej nesh. Sidoqoftë, duhen evituar shfaqjet publike të dashurisë, të cilat janë të neveritshme për ne. Ky është i vetmi tregues për t’u respektuar, përndryshe secili mund të jetojë jetën e tij”.

Këto janë fjalët e drejtorit ekzekutiv të komitetit organizativ të Kupës së Botës “Katar 2022”, Nasser al Khater, i cili foli për polemikat mbi të drejtat e njeriut.

Drejtori ekzekutiv iu përgjigj kështu futbollistit australian, Josh Cavallo, që doli hapur muajin e kaluar duke nënvizuar se “kishte frikë të shkonte të luante Botërorin e parë në një vend arab, ku homoseksualiteti, sipas ligjit të sheriatit, mund të dënohet me vdekje”.


“Jam futbollist dhe homoseksual”, Josh Cavallo bëhet i pari që pranon publikisht orientimin seksual
Lexo po ashtu “Jam futbollist dhe homoseksual”, Josh Cavallo bëhet i pari që pranon publikisht orientimin seksual

Al Khater, i intervistuar nga CNN dhe Independent, foli për situatën në kuadër të Kupës së Botës së ardhshme, duke shtuar se “homoseksualët mund të vijnë në Katar si të gjithë tifozët dhe mund të sillen si çdo person tjetër”.

“Ajo që unë them, thjesht, është se nga pikëpamja e perceptimit të afektivitetit në publik, e jona është një shoqëri konservatore. E dimë që Botërori është një skenë e mundshme për protesta për këto çështje, por nuk jemi të shqetësuar”.

Natyrisht se lojtarët që janë deklaruar hapur si homoseksualë nuk do të lejohen të lëvizin lirshëm, shkaku që mund të ketë sulme të papritura ndaj tyre nga tifozët jashtë stadiumit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori