LAJMI I FUNDIT:

Boshnjaku dhe kroati përdhunuan një plakë në Austri, zbulohen detaje të tmerrshme të krimit monstruoz

Boshnjaku dhe kroati përdhunuan një plakë në Austri, zbulohen detaje të tmerrshme të krimit monstruoz

Mediat austriake kanë zbuluar detaje të reja, tronditëse, të përdhunimit të një pensionisteje austriake (74) e cila u sulmua në nëntor të vitit të kaluar teksa ecte me qenin e saj, për të cilin u arrestuan shtetas të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë.

Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, dy të dyshuarit e kanë kapur dhe e kanë futur me forcë në veturë, e më pas e kanë detyruar të kryejë seks oral.

Siç raportohet, ajo ishte duke ecur në rrugën e saj të zakonshme në Traiskirchen, Austri e Ulët, më 30 nëntor.


Dhe ata papritur e tërhoqën në makinë.

Sipas pretendimeve, ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte dhe ata e kishin detyruar të kryente seks oral me ta.

Ndërsa ajo ka rezistuar, njëri nga të dyshuarit i ka tërhequr flokët dhe e ka goditur me shuplakë.

E gjithë kjo thuhet se u dokumentua gjatë një ekzaminimi pasues në spital.

Avokati i saj, Raimund Schuler, citohet të ketë thënë në një deklaratë se ata fillimisht e pyetën sa vjeç ishte – dhe ajo, duke shpresuar se do të lirohej, tha se ishte 76 vjeç në vend të 74.

Megjithatë, një nga të dyshuarit vetëm me shaka u përgjigj: “Nuk ka problem, atëherë nuk mund të mbetesh shtatzënë”.

Fatmirësisht, kalimtarët dëgjuan klithmat e saj të dëshpëruara dhe reaguan menjëherë dhe shpejt mbërriti një patrullë policie.

Dëshmitarët okularë fillimisht menduan se ishte një grabitje, por vetëm më vonë u mor vesh se ishte diçka shumë më e tmerrshme.

Ata dyshohet se i kanë thënë: “Nëse i thua dikujt do të gjejmë”, por shumë shpejt janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Avokati i saj thotë se të dy, një shtetas i Bosnje-Hercegovinës 21-vjeçar dhe një shtetas i Kroacisë 29-vjeçar, ishin nën ndikimin e lëndëve narkotike, gjë e cila u dëshmua me test.

Të dy mbahen në burgun Wiener Neustadt dhe nuk pranuan akuzat gjatë seancës dëgjimore.

Në fund, avokati i saj tha se klienti i tij ishte “në vendin e gabuar në kohën e gabuar”.

“Shpresoj se dënimi i tyre do të jetë i përshtatshëm për aktin e tmerrshëm që kanë kryer. Gjithashtu, dënimi i tyre duhet të shërbejë si shembull për të tjerët”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Piloti u detyrua “të bënte një kthim prapa” pasi një grua u përpoq të hapte derën, ndërsa aeroplani ishte mbi Oqeanin Indian

Piloti u detyrua “të bënte një kthim prapa” pasi një grua u përpoq të hapte derën, ndërsa aeroplani ishte mbi Oqeanin Indian

Australia
Putin urdhëron lëvizjen më të madhe të rekrutimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Putin urdhëron lëvizjen më të madhe të rekrutimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Botë
Dodik shfaqet nga Moska

Dodik shfaqet nga Moska

Bosnja
Gjermania

Gjermania "lë pas historinë" - fillon përgatitjet për luftë

Evropa
Trump përmend Richard Grenellin si ambasador të mundshëm të SHBA-së në OKB

Trump përmend Richard Grenellin si ambasador të mundshëm të SHBA-së në OKB

Amerika
Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Evropa
Kalo në kategori