LAJMI I FUNDIT:

Boshllëqe në ligj, gardianët ngelen pa pension në Maqedoni

Boshllëqe në ligj, gardianët ngelen pa pension në Maqedoni

Gardianët as nuk mund të dalin në pension, por as nuk mund të mbesin në punë. Shkak për këtë është një gabim në ligjin e ri për shqiptimin e sanksioneve. Në tekstin e ligjit nuk është vendosur koeficienti sipas të cilit do të përcaktohet lartësia e pensionit që duhet ta marrin pensionistët. Problemin në fjalë e sqaruan dy policë të burgjeve që tashmë i plotësojnë kushtet ligjore për pension. Ata i kanë njoftuar kompetentët për këtë lëshim, por korrigjime të reja në Ligj mund të ndodhin në shtator, pas pushimeve vjetore të deputetëve.

“Deri në fund të gushtit me këtë problem do të ballafaqohen rreth 50 policë të burgjeve. Në shtator dhe tetor pritet në pension të dalin edhe pesë kolegë me nga 40 vite stazh pune. Ligji nuk është përpunuar mirë dhe tani 50 persona do të duhet të durojnë kështu në rrugë. Koeficienti duhet të përcaktoj kushtet për shkuarje në pension, a duhet të dalë në pension me 10 vitet më të mira, me 85% apo 75%, që të kenë normë elementare për dalje në pension”, deklaroi Kole Ganzovski- polic burgu.


Për problemin në fjalë është njoftuar edhe avokati i popullit ndërsa Kole Ganzovski i cili ka 45 përvoje pune me beneficion paralajmëron padi dhe zgjidhje të shpejtë përmes gjykatave. Ata kërkojnë takim me kryeministrin Zaev për t’i treguar personalisht shqetësimet.

“Me 40 vite përvojë pune me beneficion, çdo polic burgu mund të realizojë të drejtën e pensionit. Këtë e lejon ligji. Në rast se polici i burgut dëshiron ta vazhdoj marrëdhënien e punës, duhet të plotësojë deklaratë dhe të punojë deri në 45 vjet përvojë pune. Besoj që kryeministri nuk është i njoftuar me rastin në fjalë, ndoshta pjesërisht, por duhet të interesohet për shërbimet, sidomos ato që janë në nivel më të lartë”, tha Vlladimir Bozhinovski- polic burgu

Ligji i ri për shqiptimin e sanksioneve në fuqi hyri kah fundi i muajit maj. Është e paqartë se si mundet që asnjëri nga përpiluesit e ligjit nuk ka vërejtur se është lënë pjesa që përllogarit me çfarë pensioni do të dalin policët e burgut në pension. Përderisa këto persona me muaj janë të lënë pa asnjë qindarkë, por edhe pa sigurim shëndetësor, edhe pse në mesin e tyre ka edhe persona me invaliditet, kompetentët për momentin janë nëpër pushime vjetore. Nga Ministria e punës dhe politikës sociale na drejtuan që përgjigje të marrim nga drejtori i Drejtorisë për shqiptimin e sanksioneve, Jovica Stojanoviq, i cili përmes telefonit tha se janë formuar grupe pune për tejkalimin e problemit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori