LAJMI I FUNDIT:

Boshkoski: Në Maqedoni është ndotur morali

Boshkoski: Në Maqedoni është ndotur morali

Në fushatën parazgjedhore në Ohër, Ljube Boshkoski deklaroi se Maqedonia nuk është vetëm një deponi ekologjike, por në të është ndotur edhe morali, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai mes tjerash tha se lideri i OBRM-së lindë, e nuk zgjedhet, duke shtuar se ideologjia u është marrë me dhunë, porse do ta kthejnë dinjitetin dhe OBRM-në do t’ua kthejnë OBRM-istëve.


Boshkoski është bartës liste i Koalicionit OBRM për Maqedoninë, në Njësinë Zgjedhore 5. Në këtë koalicion bëjnë pjesë edhe OBRM-Popullore e ish-kryeministrit Ljubço Georgievski dhe Partia Dinjiteti e Stojançe Angellovit./Telegrafi/