Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar Raportin për nivelin e ekzekutimit të projekteve të financuara nga huamarrja ndërkombëtare. Sipas Raportit, gjendja e borxhit publik në datën 30 qershor 2020 ishte 1 miliard e treqind e katërmbëdhjetë milionë e njëqind e njëzetmijë euro, prej të cilave 426.62 milionë 137 euro janë borxh ndërkombëtar, ndërsa 884.51 milionë borxh i brendshëm. Kjo përbën 18.17 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.
Është shqyrtuar dhe miratuar edhe Koncept dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Koncept Dokumenti analizon situatën e krijuar pas riorganizimit të Qeverisë së Kosovës dhe shuarjes së Ministrisë së Integrimeve Evropiane. Duke vlerësuar se procesi i integrimeve evropiane për shtetin e Kosovës është jetik dhe duke pasur parasysh nevojën e koordinimit të zbatimit të marrëveshjeve të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, rekomandohet organizimi i Agjencionit për Integrime Evropiane.
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin për aprovimin e kritereve për financim të projekteve të komunave nga programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio ekonomike. Financimet do të bazohen në këto kritere: Së paku një takim publik i mbajtur me qytetarë gjatë vitit 2019 (vlerësohet me 20 pikë); Së paku 10 mbledhje të mbajtura nga kuvendet komunale gjatë viti 2019 (vlerësohen me 20 pikë); Funksionimi i komiteteve te përhershme në komunë (vlerësohet me 20 pikë); Realizimi i Buxhetit për vitin 2019, në minimum prej 50 për qind (vlerësohet me 20 pikë); Vlerësimi i ligjshmërisë së akteve të jetë në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi (vlerësohet më 20 pikë. Komunat që realizojnë mbi 60% të kritereve përzgjidhen si konkurrentë potenciale për përfitimin e fondeve, ndërsa projekt propozimet duhet të jenë projekte kapitale dhe infrastrukturore deri në shumën prej 50 mijë euro./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre