LAJMI I FUNDIT:

Borrell uron Kurtin, kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë

Borrell uron Kurtin, kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, njëherësh nënkryetar i Komisionit Evropian.

Siç njofton zyra e kryeminsitrit, përfaqësuesi i lartë i BE-së ka uruar kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian ka qëndruar fort pranë Kosovës dhe popullit të saj në luftën kundër pandemisë COVID-19.


“Kjo luftë do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën teksa përparon në rrugën e saj evropiane. Do të nevojiten përpjekje të vendosura për reforma, për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ju mbështes në këtë drejtim”, ka shkruar Borrell.

Në vazhdim të letër urimit, Përfaqësuesi i lartë i BE-së ka thënë se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj, gjithashtu kërkon një vazhdim të shpejtë të dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

“Unë kam dëshirë që t’ju pres për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut sa më shpejtë të jetë e mundur dhe qëndroj fort i vendosur për të ndihmuar të dy palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër

Lajme
Policia kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës

Policia kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë

Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë

Politikë
Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Lajme
Majko kujton përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, dhe i dërgon mesazh Serbisë: Mos e provoni përsëri

Majko kujton përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, dhe i dërgon mesazh Serbisë: Mos e provoni përsëri

Lajme
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Drejtësi
Kalo në kategori