LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Prioritet imi, arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Borrell: Prioritet imi, arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi sot se përparësia kryesore e diplomacisë së tij do të jetë afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe arritja e një marrëveshjeje në dialogun Kosovë-Serbi.

“Prioriteti im do të jetë të punoj në një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi Borrell në një letër drejtuar ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së, transmeton ATSH.


Në një letër të publikuar përpara takimit të parë të Këshillit të BE-së, Borrell theksoi përparësitë e tij në politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke bërë thirrje për unitet më të madh dhe një qasje gjithëpërfshirëse.

Borrell përshkroi gjithashtu dy përparësi të qarta që i bëjnë çështjet e jashtme të BE-së më efikase dhe më strategjike: e para, në lidhje me shqetësimet e BE-së për fqinjët e saj të afërt dhe e dyta, në sferën e marrëdhënieve të BE-së me aktorët gjeostrategjikë në botë.

“Në radhë të parë, ne duhet të mbështesim me vendosmëri anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”, theksoi Borrell në letrën e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori