LAJMI I FUNDIT:

Borrell akuzon Rusinë për përhapjen e informatave të rrejshme për COVID-19, me qëllimin e shitjes së vaksinës së saj

Borrell akuzon Rusinë për përhapjen e informatave të rrejshme për COVID-19, me qëllimin e shitjes së vaksinës së saj

Kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë të hënën se televizioni publik i Rusisë ka shpërndarë informacione të rrejshme tek evropianët dhe amerikanët për vaksinat e COVID-19, me qëllim që të mundohet të shet vaksinën e saj kundër coronavirusit, shkruan Reuters.

“Kompanitë perëndimore që prodhuan vaksinat janë përqeshur haptazi nga mediat që kontrollohen nga qeveria ruse, ku madje në disa raste kanë bërë pretendime absurde duke thënë se vaksinat i shndërrojnë njerëzit në majmunë”, ka thënë Borrell, transmeton Telegrafi.

“Narrativa të tilla janë ndërtuar ndaj vendeve ku Rusia synon t’ia shet vaksinën e saj Sputnik V”, ka shtuar Borrell, duke theksuar se lëvizje të tilla rrezikojnë shëndetin publik në kohën e pandemisë së COVID-19.

Kur kompania farmaceutike AstraZeneca që punoi ngushtë me Universitetin e Oksfordit për vaksinën anti-COVID, ata ndalën përkohësisht testimin gjashtë shtatorit për shkak të sëmundjeve të pashpjegueshme që u shfaqeshin vullnetarëve, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u thoshte mediave se Sputnik V është më e besueshme dhe se vaksina britanike është “një vaksinë majmun”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori