LAJMI I FUNDIT:

Borovci: Unë thashë atë çfarë thoshte Rugova

Borovci: Unë thashë atë çfarë thoshte Rugova

Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci ka thënë se “biseda” e tij me presidentin tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova ka qenë një metaforë.

“Biseda me Presidentin Rugova ishte një metaforë e shprehjes së dëshirës dhe vullnetit të qytetarëve. Ishte metaforë e shprehjes së vullnetit të mijëra anëtarëve ndaj miqësisë dhe respektit për atë që kanë bërë SHBA-të për Kosovën. Kjo është postulatë e Presidentit Rugova që e ka përsëritur me mijëra herë”, tha Borovci në Info Magazine të Klan Kosovës, duke potencuar se fjalimi i tij buronte nga zemra dhe se ai vetëm përsëriti atë që thoshte presidenti Ibrahim Rugova sa ishte i gjallë.


“Fjalimi im ka buruar nga brendia nga zemra, sepse e kam dëgjuar në shumë takime presidentin për mesazhin që e ka përçuar”.

Ai ka treguar edhe për vizitën që i ka bërë varrit të Presidentit historik, Ibrahim Rugova ditën kur edhe ishte tubimi i 27 vjetorit të themelimit të Degës së Tretë të LDK-së.

“Në 27 vjetorin e Degës së Tretë në ishim me gjitha strukturat e degës, në mesditë vendosëm një buqetë lule te varri i Presidentit. Bashkërisht me Kryesinë bëmë edhe një risi, vendosëm që kush është më i riu nga dy gjinitë t’i vendosin buqetat, që të përcjellim mesazhin që t’i lëmë të rinjtë që të na prijnë”.

Borovci ka folur edhe për filozofinë rugoviane, që sipas tij është filozofia e afrimit të njerëzve të devotshëm

Ai ka thënë se nuk e brengosin të gjitha reagimet dhe komentet që erdhën pas asaj që ai deklaroi, se ka “biseduar” me presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugovën.

“Nuk jam letrar me profesion, jam jurist, fjalimi im ishte burim nga brendia. Edhe në të kalurën edhe sot nuk brengosem shumë për (b) analistët se çka thonë. Mund të ketë frustrime edhe energji negative, satirë”.

“Nuk më brengos aspak satira e të tjerëve, fundja niveli i njerëzve qoftë intelektual, qoftë politik, janë të tillë që nga skenat e tilla ta keqinformojnë opinionin”, tha Borovci. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori