Përfshirja e Federatës së Rusisë me metoda agresive në Ballkan shembëllehet më së miri në Malin e Zi. Kronologjikisht, që nga përpjekja për grushtet, në tetorin e vitit 2016, e gjer më sot kur ende ka përpjekje që përmes protestave gjoja kishtare të ndikohet në orientimin politik të Podgoricës zyrtare, Mali i Zi ka shënuar shumë forma të destabilizimit, që për origjinë e kanë Kremlinin.
Njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se, duke e analizuar rrjedhën e ngjarjeve në shtetin fqinj, qartazi duket se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka qenë vet shpëtimi i tij dhe stabilizimi i Ballkanit Perëndimor.
“Nga perspektiva e zogut, pra shikuar nga lart, vërehen piketime të veçanta si në fenomen, ashtu edhe në akterë. Njëri nga këta akterë, që nuk duket shumë, por ka pasur jashtëzakonisht ndikim të madh është edhe Boro Gjukiqi, i cili tashmë është arratisur dhe jeton në Rusi”, ka thënë Ibishi.
Ndërkaq, sipas medieve malazeze, Borivoje Gjukiqi ka qenë pjesë e çdo lloj organizimi për destabilizimin e Malit të Zi dhe rajonit, i cili është nxitur nga Federata e Rusisë.
Sipas drejtorit të Institutit për Siguri Nacionale dhe Internacionale në Beograd, Darko Trifunoviq, Rusia fillimisht e ka përkrahur shkëputjen e Malit të Zi nga Unioni Serbi-Mali i Zi.
“Rusia e ka përkrahur presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në kohën kur u shpall pavarësia në vitin 2006, sepse në atë kohë vidhnin para nga turizmi në Mal të Zi. Edhe peshkopi Amfilohije dhe të gjithë të tjerët nuk e kishin asnjë problem gjersa e shfrytëzonin turizmin”, ka thënë Trifunoviq.
Me këtë pajtohet edhe Ibishi, i cili thekson se ndërkohë kur presidenti rus Vladimir Putin e pa se Mali i Zi po afrohet me NATO-në, filloi për ta penguar atë. Ai thekson se e ka përcjellë aktivitetin e ish-konsullit të Rusisë në Budvë, i cili ka qenë njëfarë sinteze e agresionit rus në këtë shtet.
“Lidhjet e afërta të Gjukiqit janë që nga organizatat dhe grupet paramilitare ruse, kishat ortodokse si ruse ashtu edhe serbe, si dhe me grupet e presionit ultranacionaliste, të cilat janë të njohura për fuqizimin e interesave”, ka nënvizuar Ibishi.
Policia kufitare malazeze, më 22 shkurt 2020, në një autobus me tabela serbe, kishte arritur të sekuestronte 100 akreditiva të seksionit rus të Asosacionit Ndërkombëtar të Policisë (IPA) – kishin transmetuar mediat malazeze. Në pakon ku gjendeshin këta akreditiva, si pranues i dërgesës, ishte gjetur numri i telefonit të Gjukiqit. Në momentin që Gjukiq e kishte kuptuar se akreditivat ishin sekuestruar nga policia malazeze, ai e shkyçi telefonin dhe, po atë ditë, e lëshoi territorin e Malit të Zi.
Gjukiq ishte emëruar konsull nderi i Federatës Ruse në Malin e Zi, në korrik të vitit 2014, detyrë të cilën e kishte kryer deri në mars të vitit 2018. Mali i Zi ia kishte marr kredencialet diplomatike Gjukiqit, duke iu bashkuar kështu kërkesës së Britanisë së Madhe dhe shteteve perëndimore për të dëbuar një pjesë të diplomatëve rusë, si masë qortuese për helmimin e Sergej Skripal në Londër.
Borivoje ishte një ndër themeluesit e partisë proruse “Mali i Zi i Vërtetë” (Prava Crna Gora), gjë që ishte në kundërshtim me nenin 41 të Konventës së Vjenës, për përfaqësuesit diplomatikë. Partia ishte themeluar me 7 shkurt 2018, kohë kur ende ishte Konsull nderi i Rusisë. Kjo e implikonte drejtpërdrejt Rusinë në themelimin e partive politike jashtë territorit rus.
Lubomir Filipoviq, shef i analizës së Qendrës Digjitalo-Forenzike-DFC, që vepron në kuadër të Aleancës Atlantike të Malit të Zi, ka thënë se, “zotëri konsull e ka edhe një rol, ai është koordinator për seksionit malazez të djathtës ekstreme ruse ‘Sorok Sorokov’”.
“Sorok Sorokov”, apo “Dyzet Shenjtorët” është lëvizje ortodokse ruse, që ka për qëllim mbrojtjen e vlerave nacionaliste ruse. Është e njohur si kundërshtare e vlerave perëndimore dhe detyrat kryesore të saj janë, mbrojtja e Kishës Ortodokse Ruse dhe të drejtat e ortodoksëve kudo që janë.
Ibishi thotë se përveç pjesës politike, është si rrallë herë i argumentuar fakti se Gjukiqi ka pasur lidhje edhe me organizata paramilitare, siç janë “Kozakët e Ballkanit”. Madje, sipas tij, kjo zakonisht ndodh kur rusët nuk gjejnë shumë personalietet përfaqësimi e ndikimi në shtetin ku operojnë me suberversione.
Borivoje ka raporte shumë të mira me “Kozakët”, të cilët janë formacion paramilitar i Putinit dhe kanë marr pjesë aktive në luftime në Ukrainë dhe në rajonet tjera të ish-Bashkimit Sovjetik, ku Rusia synon ta shtrijë ndikimin.
Mirëpo, më shumë se kaq, Gjukiq është mik edhe i mikut të Putinit, udhëheqësit të klubit të motoristëve “Ujqit e Natës”, Aleksandar Zaldostnov i njohur si “Kirurgu”.
“Të dy këto formacione janë të njohura edhe si paramilitare, sepse kanë marrë pjesë në pushtimin e tërritorit të Ukrainës, përkatësisht gadishullit të Krimesë”, ka thënë Ibishi.
Nga kërkimet në medie sociale, KosovaPress ka arritur të sigurojë edhe dëshmi që flasin për afërsinë e Gjukiqit edhe me udhëheqësit e kishave ruse e serbe, që nga Kirili, patriarku i Kishës ruse, Irineji i Kishës Serbe dhe Amfilohije, një nga klerikët më të zëshëm kundër NATO-së në Malin e Zi.
Mirëpo, për njohësin e sigurisë Nuredin Ibishi, kjo gjë është tashmë e natyrshme. Ai ka theksuar se kisha ortodokse në përgjithësi, e veçmas ajo ruse e serbe i kanë të koordinuara veprimet dhe njihen si instrumentalizues të shovinizmit të tyre.
“Gjersa nuk ishte arratisur nga Mali i Zi, Gjukiqi ka qenë pjesëmarrës në protestat shëtitëse (të njohura si Litije), të organizuara nga Kisha Ortodokse Serbe, të cilat edhe pse thuhet që si qëllim kishin tërheqjen e ligjit për bashkësitë fetare, në fakt, qëllim kryesor e kanë influencimin e votuesve malazezë që në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen gjatë vitit 2020, të fitojnë partitë pro-serbe”, ka thënë ai.
Ibishi, më tej ka shtuar se, një nga format e imponimit të ndikimit, Gjukiqi ka përdorur pozimin me armë. Ai, për ta treguar autoritetin e tij dhe dëshmuar sa më shumë lidhjen me Moskën, është fotografuar në një muze ushtarak në Rusi.
Lubomir Filipoviq, duke argumentuar veprimtarinë kriminale të influencuesit rus, ka ripostuar në rrjete sociale një fotografi ku inkriminon Gjukiqin në vepër penale, duke shtuar se posedimi i AK-47 në Mal të Zi nuk është i lejuar për civilët.
Sipas raportimit Filipoviqit, kjo është bërë në kohën kur kishte përpjekje të Kishës Ortodokse Serbe që në kodrën e Rumisit, mbi Tivar, përkatësisht mbi themelet e kishës katolike, ta ndërtohet një kishë ortodokse serbe.
Ibishi këtë e quan kërcënim të drejtpërdrejtë edhe mbi shqiptarët, sepse, sipas tij, kisha katolike në Tivar iu takon shqiptarëve autoktonë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zhduket një shtetas izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli thotë se informacionet sugjerojnë një incident terrorist
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë