LAJMI I FUNDIT:

Borissov: I gjithë rajoni është në konflikt, përveç Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Borissov: I gjithë rajoni është në konflikt, përveç Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Para Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili po viziton vendin tonë, kam qenë kategorik se jemi të obliguar që për hir të brezave të sotëm dhe të ardhshëm t’u kthejmë shpinën konflikteve dhe provokimeve që kemi parë, deklaroi ish-kryeministri bullgar dhe lideri i GERB-it, Boyko Borissov në takimin me Osmanin.

Borissov theksoi se ne kemi një rrugë të përbashkët drejt Evropës dhe shprehu shpresën se marrëdhëniet tona “do të përmirësohen e më mirë sepse ne jemi më të afërt si shtete dhe njerëz”.

“Unë shpreha besimin tim se gjërat e rëndësishme mes Bullgarisë dhe RMV-së po ecin përpara, por duhet të rregullojmë shoqërinë që të mos ndikohet nga gjëra të vogla dhe të ndalojmë veprimet provokuese, sepse mund të humbasim gjithçka që është arritur deri më tani në një çast.

M’u kujtua edhe situata me fishkëllimën e himnit kombëtar bullgar në ndeshjen e futbollit ndërmjet ekipeve tona dhe që pastaj të gjithë pyesnin se çfarë të keqe i kemi bërë fqinjëve tanë që meritojnë një trajtim të tillë.

Serbia dhe Kosova, Ukraina dhe Rusia, Turqia dhe Greqia, i gjithë rajoni është në konflikt. Na mbetet ne dhe Maqedonia e Veriut të hyjmë në një konflikt. Njerëzit duan të jetojnë mirë. Të kemi gaz, të kemi rrymë, të kemi prosperitet”, theksoi Borissov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori