Borisov: Fillimi i negociatave para anëtarësimit me Maqedoninë ka vendosur themelet e perspektivës në rajon
Kryeministri bullgar Bojko Borisov, Kancelari austriak, Sebastian Kurtz dhe kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk u takuan sot në Schladming një vend turistik në Austri, ku u mbajt një ceremoni simbolike për dorëzimin e presidencës së BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë takimit Borisov falënderoi për dialogun konstruktiv në Këshillin Evropian, i cili dha mundësinë për të përqendruar vëmendjen në rajonin e Ballkanit.
“Duke vënë një mesazh të qartë mbi fillimin e negociatave para anëtarësimit të Maqedoninë dhe Shqipërisë për anëtarësimin në BE ka hedhur themelet për perspektivën e rajonit, tha kryeministri bullgar, duke theksuar se takimi i krerëve të lartë të Ballkanit Perëndimor në maj në Sofje luajti një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces”.
Borisov i uroi sukses Kurtz në kryesimin e ardhshëm gjashtëmujor, duke shtuar se ai gjithmonë mund të shpresojë për ndihmën e kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251