LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson ‘më i bindur se kurrë’ se Putini do të dështojë

Boris Johnson ‘më i bindur se kurrë’ se Putini do të dështojë

Duke folur në konferencën e Konservatorëve Skocezë në Aberdeen këtë pasdite, kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se është “më i bindur se kurrë” se Vladimir Putin do të dështojë në Ukrainë.

“Ai do të dështojë”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi. “Sepse në sipërmarrjen e tij katastrofike në Ukrainë ai nënvlerësoi fatalisht heroizmin dhe vendosmërinë e ukrainasve për të luftuar”.


“Ai e nënvlerësoi unitetin perëndimor. Dhe ndër të tjera, meqë ra fjala, ai nënvlerësoi angazhimin pasionant të njerëzve në këtë vend për të ndihmuar”.

Rusia po "përdor pa dallim fuqinë e zjarrit" pasi nuk arriti të përmbushë objektivat në Ukrainë – thotë shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes i Britanisë
Lexo po ashtu Rusia po "përdor pa dallim fuqinë e zjarrit" pasi nuk arriti të përmbushë objektivat në Ukrainë – thotë shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes i Britanisë

Kryeministri britanik ka shtuar se më shumë armë mbrojtëse do të sigurohen për të ndihmuar Ukrainën kundër “bombardimeve të pamëshirshme”.

Dhe ndërsa kryeministri i tanishëm është përqendruar në mbështetjen e fuqishme të Ukrainës, një nga paraardhësit e tij është angazhuar në një ndihmë humanitare të ukrainasve.

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka vozitur një kamion me furnizime për refugjatët ukrainas në Poloni, për t’i dorëzuar ato në Kryqin e Kuq.

Ish-kryeministri britanik vozit një kamion plot me furnizime për refugjatët ukrainas në Poloni
Lexo po ashtu Ish-kryeministri britanik vozit një kamion plot me furnizime për refugjatët ukrainas në Poloni

Ai tha se në dy javët e fundit ata kishin lëshuar një apel për furnizime që mund t’u nevojiteshin refugjatëve ukrainas ndërsa mbërrinin në Poloni dhe ata kishin marrë një numër të madh donacionesh, “me gjithçka, nga pelenat te produktet sanitare, rrobat e deri tek kompletet e ndihmës së parë”, përcjell Telegrafi.

Ai tha se aktualisht po udhëtonte në Poloni me dy kolegë për t’i dorëzuar furnizimet Kryqit të Kuq, duke ndarë një foto të tij duke vozitur një kamion. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori