LAJMI I FUNDIT:

Borell të mërkurën pret në darkë liderët e Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe ministrja Gërvalla

Borell të mërkurën pret në darkë liderët e Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe ministrja Gërvalla

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, i ka ftuar në një darkë jo formale liderët e Ballkanit Perëndimor për të mërkurën (11 maj), ku do të marr pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka konfirmuar takimin, duke thënë se në këtë darkë joformale do të diskutohet për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat po përballet.


“Kjo përfshin situatën në rajon dhe në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, pritshmëritë për anëtarësimin në BE dhe kontekstin më të gjerë gjeopolitik”, ka thënë Stano për Portalin D.

“Darka tjetër joformale do të mbahet në Bruksel të mërkurën në mbrëmje”, shtoi ai.

Sipas tij, pjesëmarrja është në nivelin e liderëve (presidentëve) ose kryeministrave.

Po ashtu, në këtë darkë është konfirmuar edhe pjesëmarrja e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Kjo për RTV Dukagjinin është konfirmuar nga kabineti MPJD-së.

“Sot e kemi përfunduar vizitën ne Izrael, e në mbrëmje nisemi për në Bruksel. Po merr pjesë (në darkën joformale të organizuar nga Borrelli)”, ka thënë Sharr Jakupi, shef i Kabinetit të MPJD-së.

Darka e mëparshme informale ishte zhvilluar në shtator 2021 në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe e para nën mandatin e Borrell kishte qenë vitin e kaluar më 18 maj të vitit 2021.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Zheljko Komsiq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviq ishin ata që morën pjesë në atë darkë joformale, ku ishte diskutuar për situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor. /PortaliD/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori