Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me ç’rast u informua lidhur me zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e AKP-së nga menaxhmenti.
Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi, pas shqyrtimit, listën e aseteve të propozuara për SHAL 55, e cila përmban 137 asete atraktive në tërë rajonin e Kosovës dhe planifikohet të shpallet me 25 mars 2020.
Bordi miratoi propozimet e Autoriteteve përkatëse të Likuidimit për aprovimin e Raporteve për shpërndarjen përfundimtare për kreditorët e NSH-ve: 1) NSH Dardania Pejë; 2) NSH Industria e Miellit dhe Bukës (IMB) Mitrovica e Jugut; 3) NSH Kluz Drenas; 4) NSH Agri Coop Ranillug; dhe 5) NSH Termosistem Rahovec (Shpërndarje përfundimtare e pjesshme).
Pas shqyrtimit Bordi miratoi propozimin e menaxhmentit për vendosjen në likuidim të pesë Ndërmarrjeve Shoqërore/Aseteve. Në këtë takim Bordi i Drejtorëve miratoi edhe Planin e Punës së AKP-së për vitin 2020 të propozuar nga Menaxhmenti.
Bordi shqyrtoi dhe miratoi amandamentimin e Rregullores për njësinë e Negocimit Direkt, ndërkaq raportet rekomanduese dhe përfundimtare të kësaj njësie janë miratuar pas shqyrtimit të secilit rast veç e veç nga Bordi i Drejtorëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë