Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë dhe çdo veprim i tyre zgjon kureshtjen e fansave.

Pas muajsh thashetheme se dyshja janë kthyer në krahët e njëri-tjetrit, këta zëra ata duket se i kanë përforcuar edhe më shumë me veprimin e fundit që kanë bërë.


Prezantuesja dhe aktori së fundmi kanë nisur të ndiqen në Instagram e që u morë si konfirmim i lidhjes së tyre romantike.

296723263 1074860410133571 5418302791217273410 n Foto: Bora Zemani/Instagram

Me një kontrollim në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram mund të shihet që në listën e miqve që ndjekin tashmë kanë edhe njëri-tjetrin.

Kjo vjen pas një fotografie të përbashkët që mikesha e tyre, këngëtarja Semi Japuaj ndau në Instagram.

272991776 299519075540787 7751521036624094701 n Foto: Donald Veshaj/Instagram

Semi shihej përkrah çiftit më të përfolur të momentet teksa ndodheshin në tribunat e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

collage 2022 09 03T105339.240 scaled Foto: Instagram

“Shokë përgjithmonë”, shkroi Semi në mbishkrimin e fotografisë, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ana e fansave të tyre.

Në anën tjetër, krahas angazhimeve të tjera, Donaldi së fundmi lansoi projektin e ri muzikor “Hesht” që gjithashtu u përfol si një dedikim dashurie. /Telegrafi/