LAJMI I FUNDIT:

Bora në Britani shkakton rrëshqitje në rrugë – veturat përplasen me njëra tjetrën

Bora në Britani shkakton rrëshqitje në rrugë – veturat përplasen me njëra tjetrën

Kalimtarët mbetën të tronditur pasi drejtuesit e veturave nuk arritën të parandalonin një seri përplasjesh me vetura natën e shkuar, e të cilat u shkaktuan nga bora e rënë.

Veturat dukej se po përplaseshin në lëvizje të ngadaltë, ndërsa një autobus rrëshqiti në shtylla ndërsa shoferët përpiqeshin të mbanin kontrollin në kushtet gjithnjë e më të këqija.


Përplasjet u kapën në kamera në Cheltenham, Gloucestershire dhe u shpërndanë në mediat sociale në një video të parë më shumë se 700,000 herë, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Në një video, shoferi i një Volkswagen-i dëgjohet duke i rënë borisë si shenjë paralajmëruese, por nuk mundet që ta ndaloj veturën para se të përplaset në një veturë Vauxhall.

Një veturë BMW pastaj përplaset me pjesën e pasme të Volkswagen, duke shkaktuar rritjen e grumbullit të veturave, teksa drejtuesi i Volkswagen del nga vetura, pavarësisht se kalimtarët vazhduan që t’i thonë që mos ta bënte këtë.

Pamjet tregojnë gjithashtu një grup prej gjashtë personash që përpiqen të ndihmojnë një transportues të njerëzve të kthehet në rrugë, ndërsa një çiklist kalon në mënyrë të pasigurt aty pranë.

Por përpjekjet e tyre ishin të kota pasi vetura rrëshqiste nga rruga, vetëm për tu ndalur para se të godiste një gardh. /Telegrafi/