LAJMI I FUNDIT:

Bonucci: Nuk doja të festoja kur shënova golin

Bonucci: Nuk doja të festoja kur shënova golin

Kapiteni i Milanit Leonardo Bonucci zbuloi se nuk ka dashur të festojë kundër ish-ekipit derisa e ofenduar tifozët e Juventusit.

Ish-heroi i bardhezinjve u hidhërua dhe fye nga fansat sa herë që ka prekur topin në takimin e tij të parë në Torino që nga transferimi gjatë verës.

Italiani shënoi golin e barazimit me kokë pas rivënie këndore, megjithëse, Milan pësoi në fund humbje me rezultat 3-1.


“Ishte sigurisht një rast emocional. Mendova se mirëpritja ishte 50-50, ata preferonin të më befasonin dhe unë e respektoj, por unë mendoj se dhashë shumë për Juventusin dhe në shtatë vite, kam luajtur më shumë se kushdo”, tha Bonucci për Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium.

(Foto: Getty Images)

“Nuk kam asnjë ankesë ndaj tifozëve, pasi ata kanë të drejtë të bëjnë atë që e shohin të arsyeshme. Ishte një ndeshje intensive dhe emocionale. Unë nuk po planifikoja të festoja golin tim, por ishte moment që nuk mund ta ndaloja veten”.

Milan duhet tani të mundë Interin në Derby della Madonnina të ripërcaktuar për të mërkurën, në mënyrë që të mbetet në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër dhe kemi nevojë për ndeshje si kjo që të rritemi. Natyrisht, nëse gjuajtja e Hakan Calhanoglu do të shkonte në gol, atëherë do të flisnim ndryshe. Juve kanë lojtarë si Juan Cuadrado dhe Douglas Costa të cilët mund të vijnë nga stol dhe të ndryshojnë lojën”, tha Bonucci. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori