Bonucci arrin në Torino, gati testet mjekësore
Rikthimi i Leonardo Bonuccit në Juventus është tashmë një realitet.
Mbrojtësi ka arritur në Torino ku është pritur nga një veturë që do ta dërgojë në J-Medical për teste mjekësore.
Mbrojësi kthehet pas një viti te Milani, ku ishte edhe kapiten.
Ai ka kërkuar vetëm rikthimin në Juventus, ndërsa kryesia e klubit ia ka përmbushur këtë gjë, duke e ndërruar me Mattia Caldaran.
Bonucci kishte kaluar më herët shtatë vite te Juventusi.
Ai në kohën kur ishte te Juventusi kishte bartur fanellën me numër 19.
Pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe Gonzalo Higuain që kalon në Milan për huazim prej 18 milionë euro dhe 36 milionë euro për blerjen përfundimtare. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























