LAJMI I FUNDIT:

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-këshilltari i Trump për sigurinë në mandatin e parë, John Bolton, ka deklaruar se administrata Trump gjatë mandatit të parë kishte një interes të veçantë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në Ballkan.

Ai nënvizoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Evropë, duke theksuar se konflikti në Ukrainë e bën këtë çështje edhe më të rëndësishme.

Sipas tij, përparimi në dialogun Kosovë-Serbi është thelbësor, por ai paralajmëroi se çdo zgjidhje duhet të jetë rezultat i marrëveshjes reciproke mes palëve.


Bolton komentoi mbi idenë e dikurshme të shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur atë një opsion që mund të funksionojë vetëm me pëlqimin e të dyja palëve.

Ai sugjeroi se Trump mund ta rikthejë këtë propozim në tryezë, duke qenë se çështja është ende e pazgjidhur dhe mund të shihet si një mundësi për të fituar merita ndërkombëtare.

Ndër tjerash, Ballkani Perëndimor ka pak gjasa të jetë një prioritet i lartë për administratën Trump, por siguria dhe stabiliteti në rajon mbeten të rëndësishme në kontekstin e gjeopolitikës globale.

Ai shprehu shpresën për përparim në dialogun Kosovë-Serbi dhe paralajmëroi kundër çdo qasjeje imponuese që mund të dëmtojë procesin e paqes.

Intervista e plotë në A2CNN.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori