LAJMI I FUNDIT:

Bojmacaliev: Nuk ka shkelje ose incidente të mëdha gjatë procesit zgjedhor

Bojmacaliev: Nuk ka shkelje ose incidente të mëdha gjatë procesit zgjedhor

Zëvendës ministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot në Kumanovë informoi se nuk janë vërejtur shkelje ose incidente më të mëdha deri tani në zgjedhje.

Ai theksoi se MPB-ja i ndërmerr të gjitha veprimet dhe qytetarët lirisht e shfrytëzojnë të drejtën e votës. Në deklaratë për mediumet, ai ka shfaqur shpresë se deri nga fundi i ditës do të mbahet tendenca e zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe theksoi se nëse paraqiten incidente ose shkelje të caktuara, policia do të veprojë, do të mënjanohen dhe votuesit lirisht do të votojnë.


“Nga rastet e paraqitura deri tani, kemi një ngjarje të paraqitur për fotografim të fletëvotimit, flasim për territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku tashmë është informuar prokurori kujdestar publik dhe vepron sipas këtij rasti. Në Kumanovë kemi paraqitje për mbajtje të organizuar të njerëzve në vendvotim dhe aty policia e jonë vepron së bashku me prokurorin publik. Sigurisht jeni të informuar nga ana e KSHZ-së se të gjitha vendte nuk janë hapur me kohë, kanë probleme me aparatet fingerprint, të cilat i zgjidhin dhe votimi vazhdon më tej. Shpresoj se siç filloi dita bukur, qytetarët votojnë lirisht dhe në mënyrë demokratike, ashtu edhe do të përfundojë dita”, tha Bojmacaliev.

Ai e ka realizuar të drejtën e vet demokratike dhe votoi në zgjedhjet presidenciale dhe përkujtoi se periudhën e kaluar i ka vizituartë gjithë sektorët dhe repartet e punëve të brendshme.

“Biseduam me kolegët nëse ka pasur disa probleme, t’i largojnë që soit të kemi ditë të qetë dhe të sigurt zgjedhore. Në fakt këtë e bëjmë në mënyrë të vazhdueshme nga viti 2017 e deri sot”, tha Bojmacaliev.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori