LAJMI I FUNDIT:

Boiken Abazi porosit Lutfi Hazirin: Mos e keqpërdor faktin që Vetëvendosja e ka marrë në konsideratë LDK-në

Boiken Abazi porosit Lutfi Hazirin: Mos e keqpërdor faktin që Vetëvendosja e ka marrë në konsideratë LDK-në

Pas Albulena Haxhiut edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Boiken Abazi, i ka reaguar ashpër nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, pasi ky i fundit ka deklaruar se kryeministri i vendit kalon nga zyrat e LDK-së.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Lufti Haziri nuk bën mirë të mburret e ta keqpërdor faktin që Lëvizja ka vendosur ta marrë partinë e tij në konsideratë”.


Postimi i plotë i Abazit:

“Para zgjedhjeve LDK thoshte se ishte partia më e madhe në Kosovë, edhe pse Lëvizja kishte fituar më shumë mandate në vitin 2017. Pas zgjedhjeve, ku sërish Lëvizja doli fituese, thanë se jemi të barabartë. Të barabartë jemi vetëm përball një standardi matës. Por, me cilindo standard (sasior apo cilësor) që ta masësh (vota apo integritet), rezultati nuk del barazim, pasi Lëvizja qëndron më lart.

Nga ana tjetër, arsyeja pse LDK është marrë në konsideratë për formimin e qeverisë është integriteti i Lëvizjes për të mos bërë koalicion me partitë që qeverisën në mandatin e fundit, nisur dhe nga bashkëpunimi mes Lëvizjes dhe LDK-së në opozitë. Pra, LDK është në konsideratë për qeverisje sepse Lëvizja ka vendosur ta marrë në konsideratë për të mirën e vendit. Lufti Haziri nuk bën mirë të mburret e ta keqpërdor faktin që Lëvizja ka vendosur ta marrë partinë e tij në konsideratë. Kjo konsideratë, megjithatë, nuk ka për të qenë asnjëherë më e lartë se konsiderata e Lëvizjes për qytetarët e Kosovës që me votën e tyre e kanë vendosur më 6 tetor Albin Kurtin kryeministër të vendit, pavarësisht konsideratave që kishin për veten dhe partitë e tyre politikanë të tjerë”, ka shkruar Abazi.

Ndaj deklaratës së Hazirit ka reaguar edhe kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”

Haxhiu i kundërpërgjigjet Hazirit: Emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor
Lexo po ashtu Haxhiu i kundërpërgjigjet Hazirit: Emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sistemi aktual zgjedhor në Kosovë, asnjë partia nuk ia mundëson ta formojë qeverinë e vetme.

Ndërsa ka shtuar se, vendi ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. “Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së!”.

Haziri: Emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së
Lexo po ashtu Haziri: Emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së

Kjo deklaratë e Hazirit vjen në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti e dytë, janë duke zhvilluar bisedime për të krijuar një koalicion të përbashkët qeveritar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori