LAJMI I FUNDIT:

Bogujevci zgjedh shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë të tregojë se është në pritje të fëmijës së parë

Bogujevci zgjedh shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë të tregojë se është në pritje të fëmijës së parë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka thënë se ndjehet e nderuar që i shërben vendit të saj.

Bogujevci gjatë fjalimit të saj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës tha se lirinë e mbërrijnë ata popuj që luftojnë për të, e demokracinë e kanë ata që rezistojnë për të.


“Është nder që së pari t’i shërbej vendit tim, dhe të jem këtu për të shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Lirinë e mbërrijnë ata popuj që luftojnë për të, demokracinë e kanë ata që rezistojnë për të. Pavarësia jonë është thelbi i këtyre dy përpjekjeve madhore”, ka thënë Bogujevci.

Ajo po ashtu u shpreh se dashuria për atdheun është pa kushte dhe shërbimi pa interes.

“Na takon të gjithëve që t’ia themi qartë fëmijëve tanë se për atdheun dashuria është pa kushte dhe shërbimi pa interes”, tha Bogujevci, derisa tregoi se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

“Me zemër tek rinia dhe fëmijët betohem këtu, së bashku me ju për punë dhe përkushtim për atdheun tonë, për Republikën e Kosovës. Qoftë çdo çast trashëgimi e drejtë dhe e duhur për ata që do vijnë pas nesh. Këtë e kuptoj tani shumë më mirë kur pres të bëhem dhe nënë. Urime përvjetori i 15 i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Bogujevci.

Ndryshe, Saranda Bogujevci është e mbijetuara e masakrës së vitit 1999 në Podujevë. Saranda Bogujevci, iu mbijetoi 16 plumbave dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, gjatë një sulmi brutal të ushtrisë serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori