LAJMI I FUNDIT:

Bogujevci për Ditën e Fëmijëve: Është përgjegjësi e të gjithëve që të krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët

Bogujevci për Ditën e Fëmijëve: Është përgjegjësi e të gjithëve që të krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët

Të gjithë duhet të punojmë që ta krijojmë një vend më të mirë për të ardhmen e fëmijëve në Kosovë. Kështu ka thënë në një intervistë për Telegrafin, Saranda Bogujevci, anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo tha se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, qofshin pjesë e institucioneve, politikës, organizatave e shoqërisë në përgjithësi kanë përgjegjësi për të bërë Kosovën një vend më të mirë dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët


Bogujevci ka thënë se në mandatin e kaluar është arrit që të bëhet plotësim-ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve i cili hynë në fuqi së shpejti.

Ajo ka thënë se është e rëndësishme që institucionet e obliguara për mbrojtjen e fëmijëve.

“Këtë duhet ta potencoj që lidhet edhe me nivelin qendror edhe me atë lokal që të jenë të përgatitur në këtë drejtim, që deri më tani nuk është bërë aq sa duhet”, tha Bogujevci.

Sipas saj, ka probleme të ndryshme me të cilat duhet të merren institucionet shtetërore.

“Ka probleme të ndryshme duke filluar nga brenda familjes, shkollës por edhe shoqërisë. Pastaj kemi grupe të ndryshme që i prek fëmijët në forma të ndryshme, sa i përket trajtimit të tyre. Ka shumë çështje që i kemi trajtuar brenda komisionit”, tha ajo.

Deputetja e LVV-së, tha se ka mangësi edhe në institucionet e nivelit lokal, ku ka raste që me gjithë punën për të drejta të njeriut dhe aspekte tjera ngarkohet vetëm një person.

Ajo tha se edhe vet ka pasur nevojë për mbështetje në fëmijëri.

“Mos ta kisha pas bazën e përkrahjes, unë ndoshta sot nuk do të isha këtu ku jam”, tha Bogujevci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori