LAJMI I FUNDIT:

Bob Menendez jep përkohësisht dorëheqje si kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin amerikan

Bob Menendez jep përkohësisht dorëheqje si kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin amerikan

Një senator veteran amerikan ka dhënë përkohësisht dorëheqje si kreu i komitetit të fuqishëm të marrëdhënieve me jashtë të Kongresit amerikan, pasi po lufton me akuzat për ryshfet.

Prokurorët e Departamentit të Drejtësisë pretendojnë se Robert Menendez dhe bashkëshortja, Nadine Arslanian kanë pranuar qindra mijëra dollarë në këmbim të ndihmës për qeverinë e Egjiptit. Çifti i ka mohuar akuzat.

Menendez dhe bashkëshortja akuzohen për marrje ryshfeti – para të gatshme, shufra ari, pagesa për një hipotekë të shtëpisë dhe një automjet luksoz nga tre biznesmenë të New Jerseyt.


Senatori Menendez: Një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë
Lexo po ashtu Senatori Menendez: Një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë

Senatori ka refuzuar thirrjet e kolegëve demokratë që të jap dorëheqje edhe si ligjvënës dhe t’ua kthej mandatin qytetarëve të New Jerseyt, raporton bbc.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha të premten se senatori demokrat kishte vendosur të largohej si kryetar i komitetit “derisa çështja të zgjidhej”.

Senatori nga New Yorku tha se kolegu i tij ishte “një nëpunës publik i përkushtuar dhe gjithmonë ka luftuar fort për njerëzit e New Jerseyt”.

Nuk është hera e parë që Menendez, 69 vjeç, i cili ka shërbyer në Kongres që nga viti 2006, duhet të heqë dorë nga posti i lakmuar në panelin e marrëdhënieve me jashtë.

Ai gjithashtu dha dorëheqje në vitin 2015 pasi u padit në New Jersey me akuzën se kishte marrë ryshfet nga një mjek në Florida. Ai rast përfundoi pasi gjykatësit nuk ishin në gjendje të merrnin një vendim unanim.

Demokrati i Maryland, Ben Cardin, i cili mori detyrën si demokrati kryesor i komitetit në atë kohë, pritet që sërish të plotësojë vendin vakant.

Në verën e vitit 2022, agjentët federalë kontrolluan shtëpinë e Menendezit dhe gjetën prova të marrëveshjeve të ryshfetit, duke përfshirë mbi 480 mijë dollarë (450 mijë euro) para të gatshme, shumica e të cilave ishin “në zarfe dhe të fshehura në veshje, dollapë dhe një kasafortë”.

Agjentët thanë se gjetën gjithashtu një automjet luksoz Mercedes-Benz të parkuar në garazh, si dhe shufra ari në vlerë të 100 mijë dollarëve (93 mijë euro), fotografitë e të cilave ishin përfshirë në aktakuzë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori