LAJMI I FUNDIT:

BMW zbulon detajet e roadsterit të ri (Foto)

BMW zbulon detajet e roadsterit të ri (Foto)

Prodhuesi gjerman ka publikuar fotografitë e gjeneratës së re të modelit Z4.

Në fotografi është shfaqur versioni i automobilit M40i. BMW është duke përfunduar përgatitjet për lansimin e modelit të ri Z4, i cili kalon në fazën përfundimtare të testimit.

Kompania nuk ka specifikuar detajet motorike, por është bërë e ditur se në pyetje është motori me gjashtë cilindra. Supozohet se është në pyetje agregati 3.0 litra, i cili prodhon rreth 385 kuaj fuqi.

Prodhuesi ehe më tej mban në fshehtësi datën e premierës, e cila pritet të mbahet në sallonin e automobilave në Paris, në fillim të tetorit. /kp/Telegrafi/