LAJMI I FUNDIT:

BMW tregoi tre modele unike E38 750iL, përfshirë një veturë James Bond

BMW tregoi tre modele unike E38 750iL, përfshirë një veturë James Bond

BMW 750iL ishte versioni më i mirë i gjeneratës E38, dhe tani kompania gjermane ka treguar tre shembuj unik.

BMW 750iL ishte mundësuar nga një motor i fuqishëm V12 në kohën e tij, dhe kjo kopje është mirëmbajtur jashtëzakonisht mirë dhe duket sikur sapo ka dalë nga linja e prodhimit në fabrikë.

Videoja e bashkangjitur fokusohet jo vetëm në modelin e përjetshëm të pjesës së jashtme të veturës, por edhe në brendësinë e saj.

Të gjitha materialet në brendësi duken shumë të freskëta, përfshirë lëkurën dhe plastikën. Ashtu si veturat e tjera nga fundi i viteve 1990 gjersa është mbresëlënëse që ka një ekran me ngjyra për lundrim në pult. Edhe pse ekrani është i vogël, ishte një gjë e madhe për një makinë nga vitet nëntëdhjetë.

Videoja tregon dy modele të tjera të veçanta E38 Series 7. I pari është pikturuar me ngjyrë të kuqe metalike Canyon dhe argjend metalik Nepal, dhe i projektuar nga Karl Lagerfeld. Vetura është rezultat i një bashkëpunimi midis departamentit individual BMW dhe hotelit Four Seasons në Hamburg, Gjermani.

Tjetri është 750iL që u shfaq në filmin “Tomorrow Never Vies” për agjentin britanik James Bond. Makina është e pajisur me një mori veglash unike dhe shfaqet në film me një telekomandë. Sidoqoftë, vetura në të vërtetë nuk ka një sistem të telekomandës, por drejtohet nga sedilja e pasme ku timoni i vogël dhe pedalet janë të lidhur me kontrollet e djathta të përparme. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Auto
Kalo në kategori