LAJMI I FUNDIT:

BMW tërheq 312,000 makina të shitura në Britani të Madhe, nga frika se mund të bllokohen gjatë ngasjes (Foto)

BMW tërheq 312,000 makina të shitura në Britani të Madhe, nga frika se mund të bllokohen gjatë ngasjes (Foto)

Prodhuesi gjerman BMW, ka kërkuar t’i kthehen prapa 312,000 makina të shitura në Britani të Madhe, nga frika se mund të bllokohen në tërësi derisa janë duke u vozitur.

Zyrtarët e kompanisë, brenda tri javëve të ardhshme do t’i kontaktojnë blerësit e  BMW 1 Series, 3 Series, Z4 dhe Xi benzinë dhe naftë, të prodhuara prej marsit 2007 deri në gusht të 2011-ës, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, agjencia britanike që merret me sigurinë standarde në vetura, ka deklaruar se BMW dështoi të tregojë për 19 raste të problemeve me sistemin elektrik, që ndodhën në këto makina.

Për shkak të problemeve të njëjta, BMW ka kërkuar gjatë vitit të kaluar të kthehen prapa 36,410 makina me naftë, por tani është kërkuar të rritet numri, nga frika se mund të jenë të prekura me problemin edhe njësitë e tjera.

Zyrtarë të kompanisë, kanë refuzuar të tregojnë se pse po kthehen prapa makinat vetëm nga tregu britanik dhe nëse i njëjti problem, i ka prekur edhe veturat e shitura edhe në tregje tjera. /Telegrafi/