Prodhuesi gjerman i automjeteve shënon 50 vjet nga fillimi i prodhimit të Serisë 3. Gjatë kësaj kohe, janë ndërtuar më shumë se 18 milionë njësi në shtatë gjenerata të ndryshme.

Seria 3 është modeli referencë për prodhuesin me seli në Munich. “Treshja” e njohur hyri në linjën e montimit në vitin 1975 dhe që nga atëherë prodhohet në katër kontinente, në 18 fabrika në 13 vende, duke arritur më shumë se 18 milionë njësi të ndërtuara në shtatë gjenerata të ndryshme.


BMW Serisë 3 fillimisht montohej në fabrikën kryesore në Munich, ndërsa prodhimi më vonë u zgjerua në fabrikën e Dingolfingut (1980) dhe më pas në Regensburg (1986). Gjithashtu, gjatë viteve 1980 dhe 1990, linja montuese për Serinë 3 u vendos në Rosslyn të Afrikës së Jugut dhe në Spartanburg të SHBA-së.

- YouTube www.youtube.com

Gjenerata aktuale e BMW Serisë 3 (G20), e shtata në historinë e këtij modeli, montohet në fabrikat e Munichut, Shenyangut (Kinë), San Luis Potosi (Meksikë), Chennai (Indi), Rayong (Tajland) dhe Araquari (Brazil).

Duke filluar nga mesi i vitit 2026, BMW-ja e parë elektrike e Serisë 3 do të dalë nga linja e montimit në fabrikën e Munichut. Prodhimi i saj më vonë do të zgjerohet në fabrikat e Kinës dhe Meksikës.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, gjermanët po përgatisin rikthimin e Serisë 3 në fabrikën e Dingolfingut. /Telegrafi/