LAJMI I FUNDIT:

BMW pritet ta lansojë M4 Grand Coupe, si kundërpërgjigje ndaj Audi RS5 Sportback (Foto)

BMW pritet ta lansojë M4 Grand Coupe, si kundërpërgjigje ndaj Audi RS5 Sportback (Foto)

Ky model besohet se është bazuar në 3 dhe 5 Series, ndërsa BMW ende nuk ka konfirmuar asgjë

Sipas mediave spanjolle, të afërta me prodhuesin gjerman BMW, thuhet se M4 Grand Coupe është në përgatitje e sipër, ndërsa do të jetë si kundërpërgjigje ndaj rivalit Audi RS5 Sportback, transmeton Telegrafi. Raporti pretendon se vetura nuk është pjesë e gjeneratës së re, ndërsa është e bazuar në 3 dhe 5 Series. Në anën tjetër, zyrtarë nga BMW nuk kanë konfirmuar ende asgjë.

E tëra që dihet deri më tani, është se planifikohet të lansohet M3 dhe M4, ndërsa nuk është thënë asgjë për Grand Coupe. Meqenëse rivali nga Audi do të lansohet në tetor, pritet që kjo të jetë koha kur të lansohet edhe modeli i pretenduar.

Për të mundur konkurrencën, njohësit thonë se mund të ketë motorin që prodhon mbi 400 kuajfuqi, ndërsa do të jetë një hibrid, që lëvizë edhe me bateri. Pritet që në ditët në vijim, të ketë një deklaratë nga BMW, ndërsa dihet se nuk kishte asnjë planifikim nga linja M e prodhimit. /Telegrafi/