LAJMI I FUNDIT:

BMW prezanton gjeneratën e tretë të 1 Series (Foto)

BMW prezanton gjeneratën e tretë të 1 Series (Foto)

Me 302 kuaj fuqi, ky është BMW më i shpejtë që i ka vetëm katër cilindra

Ka kohë që është paralajmëruar, se prodhuesi gjerman po punon në 1 Series të ri, ndërsa nuk kanë munguar as rastet kur është parë duke u testuar, transmeton Telegrafi.


Gjenerata e tretë e këtij moeli, është prezantuar me grillin më të gjerë ndonjëreë, pothuajse sa të X7. Stili i eksterierit, është i inspiruar nga peshkaqeni, që për herë të parë është përdorur te Z4, para disa vitesh.

Dritat e përparme, mund të kërkohen si tërësisht LED, njëjtë edhe ato të pjesës së pasme, që kanë mundësi të jetë në ngjitura.

Në përgjithësi, BMW 1 Series ka stil sportiv, me rrota prej 16 deri në 19 inç. Veçanti e makinës, është edhe opsioni i tavanit panoramik, me xham sa tërë hapësira e sipërme. Brendësia është zgjeruar në masë të madhe, me të gjitha hapësirat e zmadhuara.

Hapësira e pasagjerëve ka më shumë mundësi për zgjatjen e këmbëve, apo zgjerimin e bërrylit. Ndryshim ka edhe të dera e pasme, pasi është hera e parë që në BMW 1 Series është vendosur një sistem elektrik.

Shoferi do të ndihmohet nga sistemi ri i informimit, si dhe ekrani i ndjeshëm në prekje me madhësi prej 10.25 inç.

Nën kapak e ka motorin me 2.0 litra, që varësisht nga dëshirat mund të kërkohet me benzinë apo naftë. Prodhon deri 302 kuaj fuqi, duke u bërë kështu BMW më i shpejtës që ka katër cilindra.

Duke filuar nga nëntori, BMW do ta nxjerrë në shitje 1 Series, që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 4.8 sekonda. Shpejtësinë maksimale, e ka të limituar elektronikisht në 250 kilometra në orë.

Zyrtarisht BMW Series prezantohet në Frankfurt Motor Show, kur do të bëhet e ditur edhe çmimi që do të ketë. /Telegrafi/