LAJMI I FUNDIT:

BMW me makinë të re elektrike, më të fuqishme se M5 (Foto)

BMW me makinë të re elektrike, më të fuqishme se M5 (Foto)

Kjo makinë, që është ende në ndërtim e sipër, është quajtur Lucy, deri sa të del prej prodhimit

Makinat elektrike janë shumë të kërkuara dhe BMW është angazhuar për një kohë të gjatë, në prodhimin e iX3 SUV dhe 3 Series elektrik, për të rivalizuar me Tesla Model 3, transmeton Telegrafi.

Për momentin, M Devision është fokusuar në hibrid elektrikë, ndërsa sigurisht se në një të ardhme, pritet të arrijë edhe një M tërësisht elektrik. Në anën tjetër, kjo linjë e prodhimit pritet të mbetet edhe më shumë pas, meqë BMW po angazhohet në prodhimin e veturave tjera, më të fuqishme.

Këtë e ka konfirmuar Matthias Stangl, që është shefi i marketingut në BMW, kur ka njoftuar për ndërtimin e një makine elektrike, që përkohësisht është quajtur Lucy.

“Sa herë që themi Lucy, mendojmë në Lucifer dhe ky emërtim, do tregonte për një veturë të fuqishme. Nëse e mendojmë origjinën e fjalës, atëherë del se Lucifer, e ka sjellë dritën” ka thënë Stangl.

Duke mos dashur të jetë detaje, është thënë se kjo makinë është më e fuqishme se M5, të cilën edhe do ta zëvendësojë në një të ardhme të afërt, si një makinë shumë më e mirë. /Telegrafi/