LAJMI I FUNDIT:

BMW M2 i vitit të kaluar, në garë me Chevrolet Camaro të këtij viti (Video)

BMW M2 i vitit të kaluar, në garë me Chevrolet Camaro të këtij viti (Video)

Motor Trend i ka bërë bashkë veturën BMW M2, që është shumë e kërkuar, si dhe modelin e ri nga Chevrolet që ka nisur të pëlqehet së fundmi.

Për shkak se u prodhua më vonë, Camaro LT 1LE është më pak i popullarizuar, por për shkak të 335 kuajfuqive ia ka dalë të hyjë në trend, transmeton Telegrafi.


Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5.0-sekonda, ndërs makina që e rivalizon në këtë rast, për shkak të 60 kuajfuqive më shumë, këtë periudhë e përshkon për 4.4-sekonda.

Mirëpo, nuk është vetëm shpejtësia në pyetje, pasi ka shumë gjëra tjera me të cilat mund të krahasohet M2 dhe Camaro.

Në videon e postuar më poshtë, mund t’i shihni nga afër këto modele, si dhe shumë statistika për to. /Telegrafi/