LAJMI I FUNDIT:

BMW M2 Competition me mundësinë shtesë që kushton 25 mijë dollarë (Foto)

BMW M2 Competition me mundësinë shtesë që kushton 25 mijë dollarë (Foto)

Vështirë të mendohet, se dikush do paguante kaq shumë para

Të thuhet se BMW M2 Competition nuk është i kompletuar, do ishte mungesë e madhe sinqeriteti, transmeton Telegrafi.


Kjo makinë gjermane ka dukje shumë të mirë, është e fuqishme, ndërsa vjen edhe me një çmim të konsiderueshëm. Për M2 Competition, duhet të paguhet 58,900 dollarë, që është çmimi fillestar.

Me 405 kuaj fuqi, si dhe gjashtë shpejtësi manuale, të paguarit e afro 60 mijë dollarëve, nuk konsiderohet aq shtrenjtë, për një etuziast të kësaj kupeje.

Por, çmimi i kësaj veture, do të ngritet në 84 mijë dollarë, me vetëm një mundësi shtesë. Nuk bëhet fjalë as për rritjen e kuaj fuqive, pjesëve metalike me fibra karboni, apo ndonjë përparësie teknologjike.

Pagesa prej 25 mijë dollarëve, duhet për ngjyrën San Marino Blue Metallic, me të cilën do të lyhet eksterieri i veturës. Megjithëse konsiderohet si çmim shumë i lartë, në listën e porosive ka shumë kërkesa edhe për këtë të kaltër të shtrenjta për blerësit e M2 Competition.

Në të njëjtën kohë, BMW nuk do të ofronte ndonjë mundësi, e cila nuk do të kërkohej nga blerësit. /Telegrafi/