LAJMI I FUNDIT:

BMW konfirmon se 2 Series Gran Coupe lansohet vitin e ardhshëm (Foto)

BMW konfirmon se 2 Series Gran Coupe lansohet vitin e ardhshëm (Foto)

Vetëm një pjesë e kësaj makine është shfaqur, ndërsa mungojnë detajet

Prodhuesi gjerman, i ka krijuar në versionin Gran Coupe modelet 4 Series dhe 6 Series, si dhe së fundmi edhe 8 Series, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, modeli që do ta ketë tretmanin e të katër dyerve, do të jetë një nga më të vegjlit deri më tani.

Tashmë është konfirmuar, se gjatë vitit të ardhshëm do të lansohet 2 Series Gran Coupe, që është bazuar në 2 Series ekzistues.

Megjithëse e kemi vetëm një pamje të 2 Series Gran Coupe dhe mungojnë detajet për të, BMW pritet ta prezantojë në LA Auto Show që zhvillohet gjatë muajit nëntor. /Telegrafi/