LAJMI I FUNDIT:

BMW 8 Series i ri pa shtresën për kamuflazh, pak ditë para prezantimit zyrtar (Foto)

BMW 8 Series i ri pa shtresën për kamuflazh, pak ditë para prezantimit zyrtar (Foto)

Para se të prezantohet zyrtarisht gjatë javës që vjen, kemi edhe një pamje të BMW 8 Series, por pa shtresën për kamuflazh

Më 15 qershor, BMW pritet ta prezantojë zyrtarisht modelin e ri 8 Series, vetëm një ditë para se të fillojë La Mans, transmeton Telegrafi. Me këtë rast, do të shënojë edhe rikthimin në këtë garë, pas shtatë vitesh mungesë.


Deri më tani, spiunët e kanë fotografuar këtë makinë me tavan të hapur, teksa testohej me një shtresë të rëndë kamuflazhi.

Së fundmi ka rrjedhur një imazh ku shihet ashtu si është, vetëm se i mungojnë rrotat, dritat dhe mbrojtëset e pasme. Megjithëse pjesa e përparme mungon, kjo mjafton që të kuptojmë se 8 Series do të ketë përfundime të rrumbullakosura, si dhe drita LED shumë të mprehta.

Krahasuar me imazhet e reporterëve, kjo makinë do të ketë pamje mjaft agresive, me rrota të mëdha dhe kapëse të fuqishme për frenim. /Telegrafi/