LAJMI I FUNDIT:

BMW 5 Series do të ketë kapacitetin e 8 Series (Foto)

BMW 5 Series do të ketë kapacitetin e 8 Series (Foto)

Modeli i ri nga 5 Series, do të ketë edhe më shumë fuqi

Verzioni aktual i 5 Series, është mjaft i fuqishëm dhe ka mundësi që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për 3.9 sekonda, transmeton Telegrafi.


Kjo pritet të ndryshojë për më mirë, meqë modeli ri do të ketë motorin me 523 kuaj fuqi të 8 Series, për t’ja shtuar kapacitetin.

CarBuzz ka marrë një konfirmim nga BMW, se 5 Series do ta shfrytëzojë motorin nga 8 Series, kur të hyjë në prodhim gjatë muajit që vjen.

Kur të lansohet më 2020, kjo makinë thuhet që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, do ta zë për më pak se tre sekonda, por nuk është saktësuar se sa. Raportohet se 5 Series, do të del në shitje për 28 mijë dollarë, deri në pakon e plotë prej 74,454 dollarë.

Të njëjtin motor nga 8 Series, BMW pritet ta shfrytëzojë edhe për X7 të ri, apo edhe në makina të tjera. /Telegrafi/