LAJMI I FUNDIT:

BMW 4 Series duket si një version më i vogël i 8 Series

BMW 4 Series duket si një version më i vogël i 8 Series

Model me stil, që pritet të jetë shumë i pëlqyer në treg

Janë bërë disa muaj, që kur 3 Series është në treg dhe po shitet shumë mirë, derisa BMW nuk e ka në plan të ndalojë, për të sjellë modele të reja, transmeton Telegrafi.


Kohë më parë, është parë 4 Series derisa po transportohej, teksa ishte mbështjellë me shumë shtresa kamuflazhi. Tani këtë makinë e kanë fotografuar në lëvizje dhe mund të shihet edhe më mirë, se si duket.

Derisa ka ruajtur disa prej linjave, duket si një version më i vogël se 8 Series, ndërsa është një kupe me katër dyer dhe mundësi t’i largohet tavani. Ngjashmëria e madhe me 8 Series, mund të bëjë që BMW 4 Series të ketë edhe çmim të njëjtë, që fillon nga 78,500 euro.

Frankfurt Motor Show që zhvillohet ën shtator, është aktiviteti ku pritet të prezantohet kjo makinë që do ta shohim në fund të këtij viti, të fuqishme dhe me dukje të mirë. /Telegrafi/