LAJMI I FUNDIT:

BMW 3 Series tregon fuqinë dhe precizitetin në mes të druve të radhitur (Video)

BMW 3 Series tregon fuqinë dhe precizitetin në mes të druve të radhitur (Video)

Ngasja në stilin e rrëshqitjes, kërkon që vetura të ketë qëndrueshmëri dhe precizitet, ndërsa shoferi të jetë i aftë të frenoi dhe të merr kthesa shpejtë.

Këto vozitje që konsiderohen si art dhe sport në të njëjtën kohë, realizohen në pista të ndryshme automobilizmi, por BMW e ka ngritur paraqitjen në nivel më të lartë, transmeton Telegrafi.


Për të treguar se sa të afta janë makinat që prodhon, modeli 3 Series është vozitur në hapësira ku anash janë të vendosura trupat e drurëve, apo edhe pjesëzat e ima që dalin nga prerja tyre.

Në rast se do të humbte kontrollin dhe shkonte më tej rrugës, mund të futej në trupat e radhitur dhe ngjarja mund të merrte përfundim të keq, por gjithçka shkon në rregull. /Telegrafi/