LAJMI I FUNDIT:

Blukids – brendi i preferuar i fëmijëve dhe prindërve

Blukids – brendi i preferuar i fëmijëve dhe prindërve

Blukids është brend italian i veshjeve, dedikuar për fëmijë nga mosha 0 deri 15 vjeç.

Është brend lider me mbi 35% pjesëmarrje të tregut në Itali në veshjet për fëmijë dhe mban licencën e prodhimit të produkteve OEKO TEX (bio cotton), që tregon se pambuku i përdorur është i pastër dhe i përpunuar pa substanca kimike që bëjnë veshjet e të dashurve tanë të janë të përshtatshme, sigurta dhe ekonomike. Koleksioni dallohet për cilësinë dhe përdorimin e fibrave natyrore.

Në mënyrë që të kompletohen nevojat e veshjes së fëmijëve, gama e Blukids përfshin gjithashtu të brendshme, aksesorë dhe këpucë, të gjitha këto të punuara me kujdes dhe dashuri që fëmijët të ndihen rehat në veshjet e tyre, kjo tregon se cilësia e produkteve Blukids është sinonim i funksionalitetit dhe i komoditetit.

Misoni i Blukids Kosova është që të ju ofrojë prindërve në Kosovë produkte të kualitetit të lartë për fëmijët e tyre me çmime shumë të arsyeshme. Produktet Blukids janë të dizajnuara në Itali dhe janë të stiluara për të gjitha llojet e aktiviteteve dhe rasteve.

Thuhet se çdo fëmijë është artist, prandaj Blukids është brend që u lejon fëmijët të krijojnë kombinimet e tyre unike me shumë zgjedhje të  paletave të ngjyrave të veshjeve që bëjnë edhe më të lehtë kombinimin e paternëve.

Me çmime shumë të arsyeshme Blukids do të jetë zgjedhja juaj e vetme për fëmijën tuaj.

Blukids në Kosovë është prezente nga viti 2016 me dyqanet në Albi Mall Prishtinë, në Pejë në qendër, në The Village Shopping & Fun Ferizaj dhe në Galeria Shopping Mall Prizren.

Vizitoni njërën nga pikat e Blukids Kosova për të parë koleksionet dhe ofertat që i ofrojnë.

Po ashtu ju mund të bëni porosi online në website-in e tyre duke klikuar KËTU, ose në rrjetet sociale Facebook apo Instagram.

Artikull i sponzorizuar