Blogerja me origjinë nga Peja, Foinika Kay, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ku arrin të tërheqë vëmendjen edhe me dukjen e saj. Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në New York, numëron mbi 1.6 milion ndjekës në Instagram.


Ajo njihet si një personalitet me ndikim në botën e kozmetikës, ndërsa në vitin e kaluar e lansoi linjën e qerpikëve artificialë të quajtur “Kosovo”, në bashkëpunim me kompaninë ‘Tarte Cosmetics’.Megjithatë, krahas përfshirjes së saj në fushën e kozmetikës, Foinika pëlqehet edhe për dukjen e saj, ndërsa imazhet që i publikon marrin dhjetëra mijëra pëlqime. Këtë fundjavë, ajo ka pozuar me kostum larjeje duke arritur të tërheqë vëmendjen e fansave që e ndjekin profilin e saj në Instagram. /Telegrafi/