LAJMI I FUNDIT:

Bllokoi trafikun duke bërë rrathë të shpejta në autostradë, policia në kërkim të shoferit

Bllokoi trafikun duke bërë rrathë të shpejta në autostradë, policia në kërkim të shoferit

Kjo nuk është hera e parë, që ndonjë autostradë bllokohet në këtë formë nga ndonjë shofer i pandërgjegjshëm

Më herët, ishte krijuar një lloj sfide, si pjesë e së cilës, shoferët nxiteshin që të bënin rrathë të shpejta në mes të autostradave, për të bllokuar trafikun, transmeton Telegrafi.


Por, policia në Shtete e Bashkuara veproi me shpejtësi duke i dënuar ashpër, të gjitha ata që përfshiheshin në këtë lojë dhe arriti ta ndalonte.

Ditëve të fundit, janë shpërndarë pamjet, që e tregojnë një Chevrolet Camaro, derisa bënte rrathë të shpejta në një autostradë, duke bllokuar trafikun.

Shoferët që e kishin të pamundur të lëviznin, telefonuan policinë që tani janë vënë në kërkim të këtij shoferi dhe shoqëruesve të tij.

Në filmim, nuk shihet fytyra e shoferit dhe targat e veturës, mirëpo, nuk do të jetë problem të bëhet identifikimi dhe ndalimi i tij, njëjti sikurse është bërë edhe i të tjerave më herët. /Telegrafi/

View this post on Instagram

FUCK TRAFFIC #TSNLS

A post shared by Core City (@corecity.cc) on Dec 23, 2019 at 4:01am PST