0Shares

Rruga Kriva Pallankë-Kumanovë është bllokuar në të dy drejtimet për shkak të një proteste të rreth 50 personave, bën të ditur Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Deri te ky bllokim ka ardhur pasi që të punësuarit e fabrikës “Viebo” thonë se nuk i kanë marrë rrogat dhe protestojnë për këtë qëllim.

250 punëtorë të kësaj firme nuk i kanë marrë tre rrogat e fundit, dhe asnjë kompenzim tjetër, pasi që mbetëm pa punë. Menaxherja kishte premtuar se do të paguhen rrogat, dhe se ka kompani të interesuara për ta blerë firmën “Viebo”./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)