Qeveria gjermane i merr seriozisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese që e quajti jo ligjor përdorimin për qëllime të tjera të 60 miliardë eurove nga buxheti 2021. Fondet e parashikuara për coronavirusit do kalonin për modernizim.
Ministria gjermane e Financave e ka zgjeruar bllokimin e buxhetit për fondin e klimës dhe transformimit gati tek të gjithë parametrat buxhetorë federalë. Detyrimet në fuqi do të vazhdohen të respektohen edhe më tej, thuhet nga qarqet e Ministrisë së Financave, sipas një kërkese të studios së ARD.
Ministria ndal edhe kompetencat e administratës për të marrë përsipër detyrime pagese për vitet e ardhshme, si për shembull për projekte disavjeçare, kjo për të mënjanuar barrën financiare për vitet e ardhshme. Më tej thuhet, se vetëm në raste të veçanta do të ketë përjashtime.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese vendosi se përdorimi për qëllime të tjera i kredive prej 60 miliardë eurosh nga buxheti i vitit 2021 nuk është në përputhje me ligjin.
Këto fonde ishin parashikuar atëherë për tejkalimin e krizës së COVID-19, por më pas u vendos që të ndërronin qëllim e të shpenzoheshin në një fond për mbrojtjen e klimës dhe modernizimin e ekonomisë. Tani këto miliarda nuk janë më në dispozicion për të ashtuquajturin fondi i klimës dhe transformimit.
Qeveria gjermane reagoi duke ngrirë projekte të caktuara, që duhej të financoheshin me këtë fond. Prej ditësh qeveria e koalicionit përpiqet të gjejë një rrugëdalje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Karlsruhe.
Socialdemokratët e SPD ka ngritur zërin për pezullimin e përkohshëm të frenës së borxheve, për të mbushur boshllëkun e 60 miliardë eurove. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck e mbështet pezullimin e frenës së borxheve po nuk shikon se ka një shumicë për këtë ndryshim.
Nga do të vijnë paratë e munguara?
Sekretari i Përgjithshëm i SPD, Kevin Kühnert tha për ARD-Morgenmagazin, se nuk ka ndryshuar edhe pas vendimit emergjenca për mbrojtjen e klimës dhe transformimin e ekonomisë. Duhet të gjejmë burime të tjera financimi, nuk duhet që 60 miliardët të kursehen me “korrëse”, sipas tij.
Kurse politikani i majtë, Dietmar Bartsch kërkoi për shkak të emergjencës financiare në Gjermani “tatim klime për të pasurit”. “Pas vendimit të Karlsruhes nuk duhet të ketë shkurtime sociale për të mbushur boshllëkun e 60 miliardë eurove.” FDP, partia liberale është kundër ndryshimit të ligjit për frenën e borxheve dhe kërkon shkurtime sociale.
Të martën ekspertët do të ndihmojnë qeverinë dhe parlamentin në një takim të posaçëm për të interpretuar si duhet vendimin buxhetor të Gjykatës Kushtetuese.
Komisioni Parlamentar Buxhetor zhvillon një seancë dëgjimi me ekspertët që janë emëruar nga grupe të ndryshme parlamentare.
\Në një njoftim të publikuar paraprakisht ata janë të mendimit, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ketë pasoja jo vetëm për fondin e klimës por edhe fonde të tjera të posaçme. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak