Në një poligon të gjuajtjes një person dyshohet se i është bllokuar arma, me ç'rast të njëjtit dyshohet se nga pakujdesia aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka qëlluar një zyrtar të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00, në Novobërdë.


Tutje në raport thuhet se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Raportohet se në një poligon të gjuajtjes të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se i është bllokuar arma, me ç’rast të njëjtit dyshohet se nga pakujdesia aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka qëlluar viktimën mashkull kosovar (zyrtar të PK-së). Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport thuhet se me vendim të prokurorit është arrestuar personi i dyshuar dhe instruktori i poligonit për gjuajtje i dyshuari mashkull kosovar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“Si prova materiale lidhur me rastin janë sekuestruar tri armë zjarri, rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/