LAJMI I FUNDIT:

‘Bllokohen’ porositë për Toyota LandCruiser 70 Series 2022 në Australi

‘Bllokohen’ porositë për Toyota LandCruiser 70 Series 2022 në Australi

Libri i porosive për Toyota LandCruiser 70 Series 70 është mbyllur përkohësisht në Australi, teksa koha e pritjes nga disa dyqane arrin periudhën katër vjeçare.

Toyota Australia deklaroi sot se kanë ndalur marrjen e porosive për linjën e LandCruiser 70 Series për shkak të faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë këtu furnizimin dhe kërkesat e mëdha, faktorë të cilët kanë ndikuar në zgjatjen e periudhës së pritjes për konsumatorët.


Siç u raportua nga Drive muajin e kaluar, përcjell Telegrafi, disa tregtarë të Toyota thonë se periudha e pritjes mund të zgjatë në mes 4 viteve dhe periudhave shumë më të gjata, teksa kërkesat e mëdha përzihen bashkë me problemet e furnizimit dhe ndërprerjet e rregullta të prodhimit për shkak të mungesës së pjesëve dhe shpërthimit të COVID-19 në Japoni.

Nuk është dhënë asnjë datë se kur do të rifilloi marrja e porosive, teksa popullariteti për 70 Series tek klientët australian mbetet në nivelet më të larta historike, duke u bazuar në deklaratat e Toyota Australia.

Në një deklaratë për media, Sean Hanley, Zëvendës Presidenti i Shitjeve, Marketingut dhe Operacioneve të Franshizës së Toyota Australia tha: “Ekipi i Toyota ka punuar me zell në mënyrë që të bëjë dërgimin e një numri rekord të veturave duke pasur një mbështetje të jashtëzakonshme nga kompania jonë mëmë”.

“Në të njëjtën kohë, kërkesat e mëdha dhe sfidat globale të furnizimit për të gjithë industrinë do të thotë se nuk mund t’i përmbushim dërgesat e porosive aq shpejtë”, shtoi tutje ai. /Telegrafi/