LAJMI I FUNDIT:

Bllokohen emigrantët e parë në aeroportet amerikane

Bllokohen emigrantët e parë në aeroportet amerikane

Grupet e të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara kanë depozituar këtë të shtunë në një gjykatë të New Yorkut një padi, përmes të cilës kërkojnë lirimin e disa refugjatëve që janë ndaluar në aeroportin “John F. Kennedy”.

Dy irakianë, bashkëpunëtorë të dikurshëm të Ushtrisë amerikane, mësohet të jenë ndaluar teksa kalonin tranzit në New York, disa orë pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump, ditën e premte.

Qendra Ligjore Kombëtare për Emigracionin ka deklaruar për BBC se do të padisë edhe presidentin Trump dhe sekretarin e Departamentit për Sigurinë e Brendshme për këto veprime, shkruan Top Channel.


Qendra në fjalë nënvizon se bëhet fjalë për dy irakenë kurajozë: Haneed Khalid Darweesh, i cili ka përkthyer për ushtrinë amerikane; dhe Sameer Alshawi, i përndjekur në vendin e tij sepse ka ndihmuar ushtrinë e SHBA.

Hyrja në Amerikë për shtetasit nga 7 vende me shumicë myslimane është pezulluar për 90 ditë nga Trumpi. Detajet e urdhrit të tij janë ende të paqarta, por Departamenti i Shtetit ka deklaruar për BBC se po punon për implementimin e menjëhershëm të kësaj mase.

Qendra Amerikane për Liritë Civilë është ndërkohë një tjetër, mesh shumë grupeve të të drejtave të njeriut, që është përfshirë në depozitimin e padive kundër shtetit amerikan, pranë Gjykatës së Rajonit Lindor të New Yorkut.

Në trend Botë

Më shumë
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

Evropa
Kalo në kategori