LAJMI I FUNDIT:

Blinken thotë se SHBA do të angazhohet në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Izraelit

Blinken thotë se SHBA do të angazhohet në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Izraelit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se administrata e Presidentit Biden do të ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me shtetet tjera në botën myslimane dhe dhe arabe, përfshirë këtu edhe forcimin e lidhjeve diplomatike, si ajo me Kosovën.

Tutje, Blinken në një takim virtual tha se do të inkurajojnë edhe shtete të tjera që të ndjekin shembullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të zgjerohet rrethi i diplomacisë paqësore.

Siç u shpreh ai, “Administrata Biden do të vazhdojë përpjekjet e suksesshme të administratës së fundit për të vazhduar normalizimin e marrëdhënieve duke ecur përpara”.


“Do të nxisë forcimin e marrëdhënieve të Izraelit me Marokon, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe e Sudanin, me të cilat ka nënshkruar Marrëveshjet e Abrahamit, dhe me Kosovën, e cila krijoi lidhje me Izraelin në fillim të vitit”, u shpreh ai, sipas medieve të huaja, transmeton Telegrafi.

“Ne do të inkurajojmë më shumë vende të ndjekin shembullin e Emirateve, Bahreinit dhe Marokut,” tha ai në një ceremoni virtuale.

“Ne duam të zgjerojmë rrethin e diplomacisë paqësore, sepse është në interesin e vendeve në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën, që Izraeli të trajtohet si çdo vend tjetër”, u shpreh Blinken. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori