LAJMI I FUNDIT:

Blinken: SHBA-ja nuk e ka parë Rusinë të ndërmarrë hapa që sugjerojnë se do të përdorë armë bërthamore në luftën e Ukrainës

Blinken: SHBA-ja nuk e ka parë Rusinë të ndërmarrë hapa që sugjerojnë se do të përdorë armë bërthamore në luftën e Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi të premten se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë parë Rusinë të ndërmarrë hapa që sugjerojnë se do të përdorte armë bërthamore në luftën kundër Ukrainës, por përsëriti se SHBA-ja e merr “shumë seriozisht” kërcënimin bërthamor të presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.

“Ne po shikojmë me shumë kujdes për të parë nëse Rusia në të vërtetë po bën diçka që sugjeron se ata po mendojnë përdorimin e armëve bërthamore. Deri më sot, ne nuk i kemi parë ata të ndërmarrin këto veprime”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.


“Por ne gjithashtu e dimë se Rusia është e përfshirë në brutalizimin e tmerrshëm të Ukrainës, dhe kështu kërcënimet që ata bëjnë, ne i marrim shumë seriozisht”, vazhdoi ai.

“Për sa i përket qëllimit të presidentit Putin, nuk do të spekuloj për atë që ka në mendjen e tij, mund t’ju them vetëm se ne planifikojmë kundër çdo skenari të mundshëm, përfshirë edhe këtë”, tha Blinken. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Britanikja dëgjoi zhurma të çuditshme në dhomën e foshnjës - analizoi audio regjistrimin dhe arriti në një përfundim të tmerrshëm

Britanikja dëgjoi zhurma të çuditshme në dhomën e foshnjës - analizoi audio regjistrimin dhe arriti në një përfundim të tmerrshëm

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Ukraina nisi sulme më të thella në Rusi, goditi një rafineri 1500 kilometra larg territorit të saj

Ukraina nisi sulme më të thella në Rusi, goditi një rafineri 1500 kilometra larg territorit të saj

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetar - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetar - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Serbia
Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja
Kalo në kategori