LAJMI I FUNDIT:

Blinken kërkon reformë të Autoritetit Palestinez për krijimin e shtetit të Palestinës

Blinken kërkon reformë të Autoritetit Palestinez për krijimin e shtetit të Palestinës

Në kuadër të vizitës në Lindje të Mesme, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken takoi sot udhëheqësit palestinezë me të cilët bisedoi për reformat në Autoritetin Palestinez që qeveris Bregun Perëndimor, si pjesë të përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara të nxisin përkrahje rajonale për të ardhmen e Gazës, që përfshin hapa konkretë për krijimin e shtetit palestinez.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha sot Presidentit palestinez, Mahmoud Abbas se ka siguruar përkushtimin e disa shteteve në rajon për të  ndihmuar me rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës pas përfundimit të luftës dhe se normalizimi ndërmjet vendeve arabe dhe Izraelit është i mundur vetëm nëse sigurohet një plan për krijimin e shtetit palestinez.


Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, Sekretari Blinken u ka thënë udhëheqësve palestinezë se Shtetet e Bashkuara përkrahin “hapat konkretë për krijimin e shtetit palestinez” dhe se gjatë bisedave në Bregun Perëndimor ai nxiti bashkëbiseduesit palestinezë të reformojnë qeverisjen e tyre në përgatitje për këtë etapë, raporton zeriamerikes.

Me gjithë shtytjen për një plan për Gazën e pasluftës, plani amerikan përballet me pengesa serioze. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeveria e tij e kundërshtojnë krijimin e shtetit palestinez. Shumë palestinezë kundërshtojnë qeverisjen e Gazës nga Autoriteti Palestinez, i cili ndonëse i përkrahur nga Perëndimi, konsiderohet si autokratik dhe pa legjitimitet.

Takimi mes Blinkenit dhe Netanyahut ishte “i tensionuar”, Sekretari amerikan beson se numri i civilëve të vdekur është shumë i lartë
Lexo po ashtu Takimi mes Blinkenit dhe Netanyahut ishte “i tensionuar”, Sekretari amerikan beson se numri i civilëve të vdekur është shumë i lartë

Vizita e Sekretarit Blinken në Ramallah u prit me protesta.

“Është turp të presin Blinken, njëri nga organizatorët e gjenocidit në Rripin e Gazës. Ai po udhëheq luftën në Rripin e Gazës, ndaj njerëzve tanë. Njerëzit tanë në Gaza po vriten nga bombat amerikane. Është turp të pritet këtu,” thotë aktivisti palestinez Jamal Jumaa.

Sulmet izraelite në Gaza, të cilat llogaritet se kanë lënë 23,000 të vdekur, kanë vazhduar edhe të mërkurën. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga Izraeli të ulë
intensitetin e luftimeve, por jo armëpushim i tha Zërit të Amerikës zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby.

“Vazhdojmë të mbështesim pauzat humanitare, por jo një armëpushim të përgjithshëm në këtë moment. Presidenti nuk ka ndryshuar aspak qëndrim,” deklaroi ai.

Lufta ndërmjet Izraelit dhe grupit militant Hamas, që qeveris Gazën, ka përçarë edhe votuesit amerikanë në këtë vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. Disa ditë më parë, gjatë një tubimi zgjedhor, Presidenti Biden u përball me protestues që kërkuan nga ai t’i bëjë trysni Izraelit për armëpushim.

Sipas profesores së marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit, Melani Cammet konflikti e ka vënë presidentin amerikan në pozitë të vështirë.

“Administrata amerikane dhe vet Presidenti Biden janë në një pozitë shumë të vështirë, ngaqë ende një pjesë e madhe e publikut amerikan mbështet fuqishëm aleancën ndërmjet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara dhe për të çdo përpjekje për të mos e përkrahur Izraelin njëqind për qind, shihet si kërcënim ndaj kësaj aleance,” tha ajo.

Ndërkohë, në Egjipt të mërkurën filluan negociatat e reja për një shkëmbim të pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi me 7 tetor dhe të burgosurve palestinezëve që mbahen në burgjet e Izraelit.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori